Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Share
Image may be NSFW.
Clik here to view.-Me mësuesit shqiptarë nga Kroacia, Italia dhe Sllovenia/
-Temë që u trajtua në seminar ishte mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Kroaci, Slloveni dhe Itali/
PRISHTINË, 3 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Organizuar nga Ministria e Diasporës e qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin e Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të Istres dhe me mbështetjen e mësuesve nga Italia dhe Sllovenia, si dhe Bashkësinë e Pakicës Shqiptare të Pulës, në Kroaci, përkatësisht në qytetin Pula, për herë të parë u mbajt seminari rajonal me mësuesit shqiptarë nga Kroacia, Italia dhe Sllovenia.Temat që u trajtuan në seminar ishin mësimi plotësues i gjuhës shqipe në Kroaci, Slloveni dhe Itali – organizimi dhe perspektivat e zhvillimit; konsolidimi i shoqatave të mësuesve; kurrikula, zbatimi i saj dhe mjetet mësimore; planifikimi i procesit mësimor në klasat heterogjene mbi bazën e diversitetit të moshave dhe motivacionit; orë mësimi model; praktika e mërgatave të tjera për organizimin e mësimit plotësues, si dhe pati diskutime të mësuesve për problemet konkrete të tyre.
Në seminarin e mësuesve u paraqitën kumtesa lidhur me rëndësinë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, si dhe tema nga fusha e mësimdhënies.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Osman Shahini, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Diasporës, foli për synimet dhe projektet që Ministria ka për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Ai tha se Ministria e Diasporës pret një bashkëpunim intensiv dhe evidentimin e të gjitha problemeve dhe synimeve për ngritjen e mësimit të gjuhës shqipe në një nivel më të lartë dhe masivizimin e tij.
Në fund u zhvillua një diskutim i hapur. Mësuesit theksuan se mësimi plotësues në Itali dhe Slloveni nuk është i organizuar mirë, prandaj sa më shpejt duhet të formohen këshillat e mësuesve në këto vende, kurse mësimi plotësues në Kroaci e ka kualifikimin e mësuesve të gjuhës shqipe.
Ata kërkuan një bashkëpunim më intensiv me institucionet e atdheut, vizitat më të shpeshta nga zyrtarët e institucioneve, veçmas organizimin e takimeve dhe seminareve të tilla.
Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Image may be NSFW.
Clik here to view.Share